Lajmet e fundit

Për shkak të rasteve pozitive me COVID-19, është mbyllur përkohësisht institucioni parashkollor “Buzëqeshja” në Prishtinë.
Sipas drejtoreshës së këtij kopshti, Albana Rexha, janë 8 persona pozitiv, prej të cilëve 5 edukatore e 3 fëmijë. Tashmë, këta kanë kaluar në skenarin C dhe, në mënyrë virtuale, do të realizojnë aktivitetet që do t'i përshtatin për këtë formë të mësimit.
Me gjithë angazhimin, prindërit thonë se kjo është e vështirë, meqë mësimnxënia nuk është e njejtë si me prani fizike. Fizikisht, fëmijët do të kthehen në kopsht më 25 janar.