Kronikë nga gazetarja: Gresa Nitaj
Skena ku të enjten në mbrëmje do të performojnë këngëtarë me nam botëror e vendor, që janë mysafirë të megayllit Dua Lipa, po shkon drejt finalizimit.
E në realizimin e festivalit “Sunny Hill”, kontribut të jashtëzakonshëm po jep edhe lideri në tregun e operatorëve kabllorë, Art Motion, që është sponsor gjeneral.
Gjithë kjo mbështetje, që është që nga fillimi i festivalit, po bëhet për një shkas.
“Promovimi i Kosovës si një vend i rinisë, ku organizohen koncerte, festivale, vijnë turistë dhe ju kemi përshtat objektivit tonë të përbashkët”, ka thënë Viktor Krasniqi, drejtor i shitjes në Art Motion.
Bashkë me Art Motion, edhe Comodita Home e Prince Caffe, që poashtu janë sponsorë të përgjithshëm, do të realizojnë një hapësirë të veçantë apo skenën VIP, për të iu ofruar pjesëmarrësve një përvojë të jashtëzakonshme.
Mundësitë që ofrojnë brendi më i madh i produkteve të shtëpisë, dhe lideri në industrinë e kafesë, janë të shumta.
Në këtë festival do të përformojnë yjet botërore si Bebe Rexha, e cila do të vijë për herë të parë në Kosovë.
Bashkë me të edhe Burna Boy, Stormzy, Dj Snake, Black Coffe, The Blaze, dhe shumë emra tjerë nga industria e muzikës.
Andaj, festivali ka tërhequr vëmendjen e plot qytetarëve, edhe përtej kufirit.
Festivali do të mbahet nga data 25 deri me 28 korrik në Bernicë, dhe në ndjekjen e tij pritet të marrin pjesë deri në 30 mijë veta.
https://www.youtube.com/watch?v=xmo2iwIcfzc
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.