Si pasojë e protestave të ashpra në Venezuelë, një violinist vendas i tyre, raportohet se është dërguar në spital të Carakas-it.
Wuilly Arteaga, është parë shpesh duke ekzekutuar me instrumentin e tij në mes të demonstratave, e shpesh herë dhe në reagimet e tij në Twitter, thoshte se askush s’do i ndalonte ata për të drejtat e tyre:
"As plumba gome as fishekë nuk do të na ndalojnë," shkroi ai në Twitter, duke postuar një video të fytyrës së tij të fryrë, të bllokuar.
https://www.youtube.com/watch?v=BjUMIQc6lro
Ndërkohë Presidenti venezuelas, Nicolás Maduro i ka quajtur udhëheqësit e protestave "terroristë".
Filmimet e agjencisë së lajmeve Reuters që qëlluan në kohën kur Arteaga u lëndua, treguan policinë duke u shfaqur në hedhje të plumbave gome dhe gaz lotsjellës, pasi disa protestues përparuan duke hedhur gurë dhe bombola gazi, transmeton Klan Kosova.
Dhuna në Venezuelë ka shpërthyer pasi demonstruesit janë zemëruar me planet Presidentitn Maduro për të përqëndruar pushtetin në duart e tij.
Ata janë veçanërisht të zemëruar nga dekreti më i fundit që krijon një trup prej 500 anëtarësh për rishkrimin e kushtetutës, një hap që do të anashkalonte Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.