Lajmet e fundit

Aktorja, Viola Davis, ka fituar çmimin Oscar për rolin e saj dytësor në filmin, Fences.
Për rolin e saj në këtë film, ajo përveç Oscars ka rrëmbyer çmim në Golden Globe si dhe shumë kritika të tjera të mira.
Në të kaluarën ajo ka qenë e nominuar dy herë për çmimin Oscar, transmeton Klan Kosova.
“Faleminderit Zotit që u bëra artiste, pasi ky është profesioni i vetëm që feston atë që do të thotë të jetosh një jetë”.
Tek “Fences”, Wilson, luan rolin e Rose Maxson, një grua e përkushtuar me një jetë modeste e një bashkëshorteje të një burri karizmatik që insiston të ketë të dashur.