Lajmet e fundit

Vinicius Junior mund të zgjedhet nga trajneri i Real Madridit Julen Lopetegui për të luajtur në El Classico-n e së shtunës ndaj Barcelonës.
Kjo vjen pas performancave shumë të mira të brazilianit për skuadrën e dytë të mbretërve, Castilla-n.
Për më tepër, është pranuar apeli i kampionëve të Evropës që t’i hiqet dënimi për moslojë Vinicus-t i cili ishte “ndëshkuar me dy kartonë të verdhë për grindje dhe një për simulim.
Ky është një lajm i mirë për Lopetegui-n i cili përflitet se do ta inkuadrojë në lojë në përballjen ndaj rivalit të përbetuar.