Lajmet e fundit

Vince Neil është kandidati i parë që ka nënshkruar marrëveshje për të qenë pjesë e “Celebrity Apprentice”, me Arnold Schwarzenegger në karrigen e bossit.
Që kur NBC njoftoi se ylli i Terminator do ta zëvendësojë afaristin Donald Trump – kanali televiziv ka qenë në përgatitje për garues të rinj, dhe Vince e shrytëzoi këtë mundësi.
Vokalisti i grupit Motley Crue sapo e kishte përfunduar turneun përfundimtar të grupit të tij muzikor dhe tani është gati të bëhet një yll televizioni i reality.
Ende nuk bëhet e ditur për vendimet tjera. Emisioni është planifikuar të debutojë në shtator, transmeton Klan Kosova.