Lajmet e fundit

Filmi Fast & Furious 7 është një nga filmat më të sukseshëm të të gjitha kohërave, por suksesi i tij ishte i hidhur për yjet e këtij filmi.
Vin Diesel, i cili luan Dominic Toretto në seri, falënderoi tifozët për mbështetjen e tyre të vazhdueshme duke folur edhe për ish kolehun e tij, Paul Walker në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Teen Choice Awards”.
"Unë nuk mund të qëndrojë këtu dhe të shpërblehem pa folur për dikë shumë, shumë, shumë të rëndësishëm për ne," tha ai para audiencës derisa pranoi çmimin për filmin më të mirë aksion, transmeton Klan Kosova.
"Një nga bekimet më të mëdha në jetën tonë është fakti se ne kemi pasur mundësi për të thirrur Pablo vëllain tonë.
"Paul Walker është këtu në shpirt me ne"
Aktori, bashkuar me shokët Ludacris, Jordana Breëster dhe Michelle Rodriguez, gjithashtu brohoritën për vajzën 16 vjeçare të Walker, Meadoë.
Më pas ai falenderoi të gjithë fansat duke thënë se i do të gjithë shumë dhe do të shihen së shpejti deri në filmin e ri “Fast&Furios 8”.