Lajmet e fundit

Sipas Tuttosport, La Liga Villarreal është klubi i fundit që ka shprehur interesim për të nënshkruar një kontratë me agjentin e lirë, Claudio Marchisio.
Italiani e ka braktisur ekipin e Juventusit pas skadimit të kontratës së tij dhe Zenit mendohet se është ekipi më i interesuar për të nënshkruar kontratë me 32 vjeçarin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu ekipet Porto dhe Benfica kanë shprehur interesim të madh për futbollistin Marchisio.
Mirëpo gjasat më të mëdha janë që ai të përfundoi në Villarreal pas lëndimit të mesfushorit Santiago Caseres.