Villarreali ka shënuar fitore ndaj Real Madridit në udhëtim, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 28-të në La Liga.
Serinë e golave e nisi Pau Torres, në minutën e 16’, i cili realizoi autogol. Villarreali arriti ta barazojë rezultatin me anë të Samuel Chukwuezes, në minutën e 39’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Vinicius Junior e kaloi edhe një herë Realin në epërsi, me një gol në minutën e 48’.
Jose Luis Morales e barazoi rezultatin edhe një herë për mysafirët, në minutën e 70’. 10 minuta më vonë Chukwueze me golin e dytë në ndeshje e vulosi fitoren e Villarrealit.
Villarreali pas fitores kalon në vendin e pestë me 47 pikë, pas 28 ndeshjeve, teksa Real Madridi renditet në pozitën e dytë me 59 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.