Aston Villa e ka mposhtur Tottenham Hotspurin me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 13-të në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Giovani Lo Celso, në minutë e 22’, pas një asistimi nga Pedro Porro.
Villa e barazoi rezultatin dy minuta më vonë me anë të Ollie Ëatkins, por që goli u anulua nga VAR-i për pozitë jashtë loje.
Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin në fund të pjesës së parë me anë të Pau Torres.
Në pjesën e dytë, Villa e gjeti edhe golin e epërsisë për herë të parë në ndeshje, me Ëatkins, i cili realizoi një gol të bukur, në minutën e 61’.
Aston Villa pas fitores kalon në vendin e katërt me 28 pikë të grumbullura, me vetëm dy pikë larg kreut të tabelës, Arsenalit.
Spursat pozicionohen në vendin e pestë me 26 sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.