Lajmet e fundit

Veprimtarët e katër dekadave më parë të cilët rezistuan ndaj ish-sistemit jugosllav, po kërkojnë zgjidhjen dhe njohjen e statusit të tyre edhe me ligj, për veprimtarinë e periudhës 1981-1995.
Kjo për shkak se ligji aktual përfshin vetëm kategoritë të cilat kanë kontribuar për çështjen kombëtare për periudhën 1997-1999.
Ndaj Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve tё Kombit të mërkurën pati një kërkesë të vetme për komisionin për të Drejtat e Njeriut që të rishikohet Ligji për Statusin e të Drejtave të Dëshmorëve dhe Invalidëve të UÇK-së, njofton Klankosova.tv
Deputetja Saranda Bogujevci bëri me dije se ligji përkatës është treguar i padrejtë për disa kategori, përfshirë edhe këtë.
Mirëpo, kryesuesja e kësaj mbledhje të Komisionit, deputetja Tinka Kurti i premtoi kësaj shoqate se do t’i trajtojnë kërkesat e tyre, qoftë edhe përmes organizimit të një debati parlamentar.
Ndërsa deputetja Eliza Hoxha, nga radhët e opozitës, u shpreh se me ligjin aktual nuk po mund të bëhen ndryshime, megjithatë ka mundësi të tjera për ta zgjidhur edhe këtë.