Analisti Frrok Çupi ka komentuar zhvillimet e fundit në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.
Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se është tragjike se si viktima kthehet në xhelat dhe e kundërta, transmeton Klankosova.tv.
“Është e papritur jo vetëm për Kosovën, por për çdo shqiptarë. Nuk mund të pritej kjo që ndodhi, është tragjike sesi një viktimë bëhet xhelat dhe e kundërta. Është një pamje botërore që nuk do ta falte, nuk do ta pranonte kurrsesi”, u shpreh analisti.
Megjithatë, sipas tij, Serbia dhe armiqtë e tjerë, po kërkojnë Kosovën dhe jo kokën e Thaçit e shokëve të tij.
“Por ndodhemi para një fakti që nuk po sulmohet Thaçi dhe shokët e tij. Objektivi është populli shqiptar, është Kosova. Ata duan ta marrin Kosovën, jo kokën e Thaçit. Mund të them që komploti është edhe përtej Serbisë”, tha ai.
Sipas tij, në Gjykatën Speciale janë shkelur tri parimet kyçe të drejtësisë.
https://www.youtube.com/watch?v=GdCqbRyAgWY
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.