Lajmet e fundit

Një panel doktorësh janë takuar në Indi për ta diskutuar rastin e përdhunimit të një 10 vjeçareje që po kërkon të abortojë.
Vajza ishte përdhunuar në mënyrë të përsëritur nga njerku dhe pritet të lindë brenda katër muajsh, i ka thënë BBC-së policia në qytetin verior të Rohtak-ut, përcjellë Klan Kosova.
Njerku është arrestuar dhe po mbahet nga policia, si dhe ndaj tij do të zhvillohet një hetim i plotë policor.
Ligji indian nuk i lejon abortimet pas 20 javësh shtatëzëni përpos nëse jeta e gruas është në rrezik.
Kërkesa e vajzës për abortim varet nga vendimi i gjykatës nëse do ta lejojë këtë gjë apo jo.