Lajmet e fundit

Në vendin mes fshatrave Vrajakë dhe Bratotin, të hënën, u vu gurthemeli i shkollës së re.
Pjesë e kësaj ceremonie ishin edhe kryeministri Avdullah Hoti, Ministri i Arsimit Ramë Likaj dhe Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi.
Hoti u shpreh i kënaqur që 180 nxënësit e këtyre dy fshatrave tashti do të kenë kushte më të mira, derisa Smajl Latifi u shpreh i lumtur me realizimin e këtij projekti.
“Ky objekt plotëson standardet. Mësimi tash e tutje në objektin e ri do të jetë njëditor, nga nëntë klasë plus klasa për parashkollor. Do të jetë objekt bashkëkohor”, ka thënë Latifi.
Investimi në këtë shkollë erdhi nga Ministria e Arsimit, derisa kreu i kësaj të fundit tha se përkrahja për këtë zonë nuk do të mungojë.