Lajmet e fundit

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, së bashku me drejtorin e Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta dhe kryetarin e Parlamentit të Studentëve, Egzon Daku, kanë vënë sot gurthemelin për ndërtimin e Konviktit numër shtatë në Qendrën e Studentëve të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
Bajrami e vlerësoi këtë ditë si ditë veçantë për Universitetin dhe ministrinë të cilën e udhëheqë duke thënë se ky konvikt do të rrisë kapacitetin e strehimit edhe për 150 dhoma moderne.
Ndërkaq, drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, falënderoi Qeverinë e Kosovës që ka mundësuar që brenda 5 viteve të ndërtohen tri konvikte të reja me hapësira moderne të akomodimit.