Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Thoma Vëngu, ka bërë të ditur se mbrëmë janë arritur të vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në Bashkinë e Selenicës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm.
"Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura".
"Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve", ka thënë Vëngu. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.