Lajmet e fundit

Patrick Vieira raportohet se mund të rikthehet në Arsenal dhe atë në pozitën e trajnerit.
Francezi thuhet se mund të jetë pasues i Arsene Wenger në Emirates Stadium, ndërsa nuk raportohet se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Vieira njihet si kapiteni më i mirë që ka pasur klubi, ndërsa nën fanellën e Arsenalit ka pasur 279 paraqitje para se të kalonte ne Juventus në vitin 2005.
Ndërsa për një marrëveshje me të raportohet se është i interesuar edhe klubi nga kampionati amerikan New York City, transmeton Klan Kosova.