Lajmet e fundit

Ish kapiteni i Manchester Unitedit Nemanja Vidiq ka thënë se do të pensionohet, pasi u lirua nga obligimet tek Inter.
Në një deklaratë të lëshuar ai ka thënë se beson që ka ardhur koha që ai të var këpucët, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur deri tani.
“Besoj që ka ardhur koha që të var këpucët. Lëndimet në vjetët e fundit e kanë bërë të veten”.
“Do të doja të falënderoj lojtarët, menaxherët dhe stafin me të cilin kam punuar deri tani, ndërsa një falënderim të madh dua të çoj edhe për fansat”.