Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e para të së shtunës, është raportuar se një person ka lajmëruar se i është vjedhur vetura.
Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Mitrovicës, më saktësisht në rrugën Vojvod Putnika, njofton Klan Kosova.
''Ankuesi mashkull i komunitetit serb, ka njoftuar se gjatë natës persona të pa njohur i kanë vjedhur automjetin Opel Astra . Rasti është duke u hetuar'', thuhet në raportin që e ka dërguar Policia e Kosovës.