Në Lipjan, raportohet se është vjedhur një veturë me targa vendore.
Rastin në polici e ka paraqitur pronari i veturës së vjedhur, transmeton Klankosova.tv.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën me targa vendore. Rasti është duke u hetuar nga njësitë policore", thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.