Lajmet e fundit

Policia e Kosovës përmes raportit ka njoftuar së është vjedhur busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së dhe veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdarit, në shkollën fillore që mban po të njëjtin emër.
"Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në shkollën fillore persona të panjohur kanë vjedhur bustin e dëshmorit Smajl Hajdari. Njësia përkatës policore është duke hetuar rastin", thuhet më tej në raport, njofton Klan Kosova.