Lajmet e fundit

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se gjatë ditës së djeshme është vjedhur arka e një xhamie në Graqanicë.
Rasti është duke u hetuar nga policia, njofton Klankosova.tv
"Graqanicë 29.05.2021 – 16:10. Është raportuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë arrit të vjedhin arkën e xhamisë. Arka shërben për grumbullimin e parave për humanitet. Sipas ankuesit, në arkë kishe para të gatshme 20 euro dhe 1000 dinarë. Rasti është duke u hetuar".