16.11.2015 · përditësuar para 3911 dite1 min lexim
Shteti Islamik – ISIS, ka publikuar një video të re propaganduese në të cilën flitet për sulmet e Parisit dhe kërcënohen shtete të tjera perëndimore, të cilat përbëjnë koalicionin ushtarak kundër ISIS-it në Irak e Siri.
Videoja është publikuar nga një grup irakian që vetëquhen “Vilajeti i Kirkuk-it”, njofton The Independent, përcjellë Klan Kosova.
Militantët thonë në video se edhe vende të tjera do ta vuajnë terrorin e njëjtë sikur Franca.
“Ne iu themi shteteve që po marrin pjesë në kampanjën kundër nesh, se, në emër të zotit, do të keni edhe ju një ditë sikur Franca. Dhe njëjtë sikur e goditmë Francën në zemër të saj në Paris, njëjtë do ta godasim Amerikën në zemër të saj, në Uashington”, thotë njëri nga njerëzit e shfaqur në video.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.