Lajmet e fundit
Kiliani ka thënë se do të kishte më shumë dëshirë që me ish-klubin e tij Juventusin në finale të garës sesa në 1/16 e saj.

Arturo Vidal e pret me padurim përballjen me ish skuadrën e tij, Juventus – megjithëse e ka pranuar se do të kishte dëshirë që me të të përballej në finale.
Shorti i vendosi Juventusin dhe Bayernin kundër njëri-tjetrit, që do të thotë se Vidal do të kthehet pak në Torino, pas lëvizjes së tij në Allianz Arena për 28 milionë funte në muajin korrik.
Kiliani e di rrezikun që paraqet Juventusi, që së fundmi është ngjitur në pozitën e katërt në Serie A, me gjashtë fitore radhazi pas një starti të dobët.
“Ata janë skuadër e fortë. Kanë pasur pak probleme në fillim të sezonit, por kthimi i tyre pritej sepse kanë lojtarë të mëdhenj”.
“Do të preferoja që të luaja me ta në finale”.
“Ndeshja do të jetë e madhe. Mezi e pres këtë përballje, pasi tek Bayerni u transferova për të luajtur në këto ndeshje të mëdha”.