Lajmet e fundit
Raportimet e më hershme e lidhin atë me një kalim te Arsenal, por tash sipas mediave në Kili, Juventus do ta shes Arturo Vidalin në Real Madrid.

Sipas, La Tercera edhe vet mesfushori është pajtuar për një kalim të Los Blancos.
Aktualisht ai gjendet në Kili, ku do të luajë në Finale të Copa America kundër Argjentinës.
Ndërsa drejtuesit e klubit madrilen raportohet se menjëherë do të udhëtojnë drejt Kilit për të nënshkruar marrëveshjen, transmeton Klan Kosova.
Vidal do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me një pagë shumë të lartë.
Javën e kaluar mediat angleze raportuan se kiliani ka vendosur për t'u bashkuar me Arsenalin, pasi atë e kishte bindur Alexis Sanxhez.