Lajmet e fundit

Zëvendës-sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland do të qëndrojë sot gjatë ditës në Kosovë.
Në agjendën e saj, thuhet se ajo do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Kosovës duke nisur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Nuland më pas do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe më pas do të takojë edhe zëvendës-kryeministrin Branimir Stojanoviq.
Gjatë qëndrimit të saj në Kosovës, zëvendës-sekretarja pritet që në takimet e saj të diskutojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për procesin e integrimeve evropiane dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Por në agjendën e Nuland nuk është paraparë takim me asnjë nga liderët e opozitës, njofton Klan Kosova.
Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan gjatë ditës do të vizitojë edhe Tiranën, ku përveç takimit me kryeministrin Edi Rama, do të ketë takime edhe me opozitën.