Lajmet e fundit

Këngëtarja, dizajnerja e gruaja e ish-kapitenit të Anglisë, Victoria Beckham, nuk dëshiron të kujtojë asgjë nga vendlindja e saj, Essex.
41 vjeçarja, që ka lindur në Harlow, ka bërë shaka me vendin e saj duke thënë se nuk dëshiron as ta kujtojë që është prej atij vendi, transmeton Klan Kosova.
“Dëshirojë ta harrojë vendlindjen time. Qyteti ku unë kam lindur nuk është një vend i mirë”, është shprehur Beckham.
Ndryshe nga gruaja e tij, David përkundrazi e dashuron vendlindjen e tij, dhe gjithmonë i rikujton rrënjët se prej nga ka ardhur.