Lajmet e fundit

Ajo është ndër fëmijët më me stil në botë, dhe tani rrobat e vajzës së David Beckham, Harper Beckham do të shiten.
Paratë që do të grumbullohen nga shitja e rrobave të saj, do t’i shkojnë si donacion organizatës Save the Children.
Victoria Beckham, është e njohur për humanizmin dhe bujarinë e saj dhe tani ajo ka zgjedhur disa nga rrobat e preferuara të vajzës së saj që t’i dhurojë si donacion.
“Si nënë që jam, besoj se fëmijët kanë të drejtë të jetojnë të lumtur”, ka thënë Victoria.