Lajmet e fundit

David Beckham e ka kaluar verën duke bërë tatuazhe me data të rëndësishme, të cilat i dedikohen anëtarëve të familjes së tij, sikurse është viti 1999 kur David kishte takuar Victoria-n.
Mirëpo, bashkëshortja e tij duket se nuk i ka më në qejf tatuazhet. Ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje me laser për të hequr një tatuazh të cilin ia kishte dedikuar bashkëshortit.
“Unë i përkas të dashurit dhe ai me përket mua”, shkruhej në tatuazhin e Victoria-s që ishte në qafë të saj dhe vazhdonte deri në shpinë.
Mirëpo ky nuk është tatuazhi i parë të cilin 41-vjeçarja e ka hequr, pasi para disa muajsh ajo i ka larguar edhe dy të tillë në kyçin e dorës.
Në të parën ishte data kur ajo dhe David kurorëzuan martesën në vitin 2006, ndërsa e dyta “sërish nga fillimi” që simbolizonte kohën kur familja Beckham u shpërngul në Amerikë, pasi David firmosi me LA Galaxy./tch