Para se ''Destiny's Child'' të bëhej i famshëm, kishte ''Spice Girls'' dhe sipas Victoria Beckham, ato frymëzuan Beyoncén.
Gjatë një paraqitjeje në podcastin "Breaking Beauty" Beckham tha se ajo nuk flet shumë për kohën e saj në grupin e vajzave të dashura “Spice Girls” megjithëse është shumë e vetëdijshme për ndikimin që kishin, përcjell klankosova.tv.
"Unë u takova me Beyoncen disa vjet më parë dhe ajo në të vërtetë më tha se ishte ‘Spice Girls’ që e frymëzoi dhe e bëri të dëshirojë që të bënte atë që bën dhe që e bëri krenare për atë që është, " tha Beckham.
"Dhe kur dikush si Beyoncé, e cila është ikonë dhe një grua kaq e fortë, thotë se ajo ishte frymëzuar nga ‘Spice Girls’, unë mendoj se kjo tregon diçka", shtoi ajo, shkruan CNN.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.