Lajmet e fundit

Victoria Beckham ka prezantuar koleksionin e saj për vjeshtë 2025 në Paris, qytetin e dashurisë.
Gjatë pasqyrimit të koleksionit, Sarah Mower e Vogue Runway theksoi se:
“Ky është mesazhi që gratë duan të dëgjojnë nga ajo: këshilla se si të vishen. Por, shumë gra, përfshirë edhe mua, kërkojnë nga Beckham po aq shumë rutinën e saj të bukurisë dhe mirëqenies''.
Pas shfaqjes së modës, Beckham kishte veshur një set të errët me pantallona dhe një pulovër, ndërsa flokët i kishte lidhur në stilin e njohur si "Olsen Tuck", një look që ka fituar famë falë motrave Olsen.