Lajmet e fundit

Victoria dhe David Beckham janë një prej çifteve më të famshme në botë.
Megjithëse ata kanë një martesë tash e 16 vite e cila nuk duket se kishte telashe, kohëve të fundit të dy u përfolën për probleme dhe një divorc të mundshëm.
Pavarësisht që ka disa ditë që këto thashetheme po qarkullojnë, Victoria Beckham ka vendosur që më në fund ta mohojë këtë.
Dizenjatorja e njohur e modës është shprehur se martesa me David është mirë dhe për më tepër të dy nuk kanë pse arsyetohen për asgjë, transmeton Klan Kosova.
“Unë jam e bekuar që kam një burrë të mrekullueshëm dhe fëmijë të bukur e të shëndoshë”, ka thënë Victoria.
Ajo gjithashtu ka thënë se ajo dhe David e duan dhe kujdesen për njëri-tjetrin.