Lajmet e fundit

Victoria Beckham beson që linja e saj e modës promovon të njëjtin karakter sikurse që grupi ku ajo dikur ka qenë anëtare, Spice Girls.
Ajo ka pranuar që kishte hyrë në karrierën e re që të “rigjente veten”, dhe dëshironte të krijonte diçka që do i bënte gratë të ndiheshin mirë njëjtë sikurse edhe ish grupi i saj muzikor.
“Më është dashur që të gjeja veten dhe vetëbesimin”, transmeton Klan Kosova.
“Dëshiroja gjithashtu që gratë të ndiheshin sikurse verzioni më i mirë i vetes”.
“Ky është një mesazh i njëjtë sikurse Spice Girls”.
“Ende është fuqia e gruas”.
Victoria, pranon që “nuk ka qenë kurrë e mirë në asgjë”, por vazhdon të besojë që mund ka arritur vetëm me punën e vështirë.
Madje për punën e saj ajo është cilësuar si “Gruaja e vitit”.
“Puno shumë, fokusohu, ji mirënjohës dhe vazhdo të kërkosh suksesin”.
“Mua më kishin thënë që nuk mund të bëjë shumë gjëra, e nëse unë ia arrita atëherë edhe ti mundes”.
“Asgjë nuk kam arritur pa punë”, është shprehur Beckham.