Lajmet e fundit

Testimet e reja të “pilulës së vogël ngjyrë rozë”, që u shërben femrave me dëshirë të ulët seksuale, kanë konstatuar se kjo pilulë nuk funksionon, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Ky ilaç ka dalë në treg që nga tetori i vitit të kaluar.
“Sipas testimeve të reja, efekti i ilaçit, apo funksioni është minimal”, ka deklaruar një ekip mjekësh nga Holanda.
Studimi për efektet e ilaçit, është bërë në afër 6000 gra, të cilat kanë thënë se pasi e kanë përdorur pilulën, nuk kanë pasur dëshirë të shtuar seksuale.