Lajmet e fundit

Operacioni policor "Vëzhgimi" ka vënë në pranga 1 shtetas, ndërsa janë sekuestruar edhe 1 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale N.GJ., 31 vjeç, banues në lagjen “Çlirim” në Berat, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje.