Lajmet e fundit

Qendra e lëvizjes Vetëvendosje në Klinë ka kërkuar dënimin e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota.
“Ne kërkojmë nga prokuroria që ta kryejë punën e vet duke hetuar të gjitha rastet e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të bëra nga Bashota dhe ekipi i tij, si dhe dëmet që ata i kanë shkaktuar qytetarëve të Klinës. Ne i garantojmë qytetarët e Klinës se Vetëvendosje! do të vazhdojë me denoncimin dhe luftimin e së keqes kudo dhe kurdo që ajo shfaqet”, tha në konferencën e sotme Shqipe Pantina, deputete e VV-së dhe koordinatore e Qendrës së Klinës.
Sipas përfaqësuesve të kësaj lëvizjeje hetimi rreth keqpërdorime të bashotës ka ardhur si rezultat i Kallëzimit Penal të ushtruar nga Qendra e lëvizjes Vetëvendosje në Klinë në tetor të vitit të kaluar.
"Dyshimet e ngritura nga prokuroria speciale janë vetëm disa nga shkeljet e evidentuara të Kryetarit Bashota dhe ekipit të tij, ndërsa lista e keqpërdorimeve dhe shkeljeve për fat të keq është shumë më e gjatë dhe daton qysh nga ardhja e tij në pushtet. “Punësime pa kritere dhe pa konkurs, financime të projekteve pa i përfillur procedurat e tenderimit, vendime të marra nga njerëz që kanë konflikte të hapura interesi, janë veprime të zakonshme të Kryetarit Bashota dhe ekipit të tij e për të cilat ai asnjëherë nuk ka dhënë llogari as para asamblesë komunale e as para qytetarëve”, u shpreh Skënder Merturi, asamblist i këtij subjekti politik në Kuvendin Komunal të Klinës., transmeton Klan Kosova.