Në Kodrën e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, është përfshirë nga zjarri një veturë me targa të huaj, të premten.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se vetura ishte me targa të huaja.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.