10.09.2023 · përditësuar para 1039 dite1 min lexim
Një aksident trafiku me një viktimë u shënua mbrëmjen e sotme në aksin Kukës – Morinë, në afërësi të Uzinës.
Një automjet me targa Kosove ka goditur një kalimtar duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Klan Kosova ju sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet trafik i dendur me kolona të gjata.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të menaxhuar dhe trafikun i cili është rënduar për shkak dhe të kthimit të kosovarëve nga bregdeti shqiptar.
Viktima është i moshuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.