Lajmet e fundit

Një këmbësore është goditur me veturë në Klinë, ndërkaq e dyshuara në lidhje me këtë rast është arrestuar.
Bëhet e ditur se këmbësorja është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, përcjell Klankosova.tv.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që dyshohet se derisa ka qenë duke drejtuar veturën me targa vendore e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare”.
“Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Pejës e më pas për shkak të lëndimeve të rënda, për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.