Një këmbësore është goditur nga vetura në rrugën “Zagrebi” në Prishtinë.
E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë.
“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në vendin e ngjarjes dhe më pas është dërguar në Emergjencë për trajtim të mëtutjeshëm”, thotë policia në raport, njofton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.