Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën "Shkodër-Hani i Hotit".
Sipas A2CNN, një 21-vjeçar ka përplasur me automjetin e tij një motor që drejtohej nga një i mitur, transmeton Klankosova.tv.
Për pasojë, kanë mbetur të lënduar dy 14-vjeçarë, që po lëviznin me motomjet. Dy të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.