Lajmet e fundit

Nëse Floyd Mayweather është mjeshtër i vetë-promovimit, Paris është mësuese në këtë fushë, e cila e ka shfrytëzuar blerjen e super veturës së rrallë nga Floyd, me vlerë prej 4.8 milionë dollarë, për të treguar se edhe i dashuri i saj është super i pasur po ashtu, transmeton Klan Kosova.
Vetura e re e Floyd, Koenigsegg CCXR Trevita, ka qenë duke qarkulluar nëpër rrjetet sociale që kur ai e bleu atë gjatë fundjavës, dhe sipas BSO, ajo është po ashtu edhe në radarin e Paris Hilton.
Paris i ka bërë me dije Floyd-it në Twitter (dhe 13 milionë ndjekësve të saj) se i dashuri i saj multi-milioner, Thomas Gross, e posedon të vetmin CCTR tjetër që është shitur ndonjëherë.