Lajmet e fundit

Ndër gjërat e vetme që kemi gjithnjë në shtëpitë tona është soda e bukës dhe pjesa më e madhe e saj është përdorur rrallë përveçse për gatime, mundësisht për ndonjë ëmbëlsirë, shkruan Living.
Por pasi të lexoni përdorimet e jashtëzakonshmë të saj, do të filloni ta vlerësoni më shumë këtë produkt çudibërës.
1.Soda e bukës mund të zëvendësojë lehtësisht detergjentët larës pasi veprimi i saj mbi njollat është i shkëlqyer.
• Heq njollat e verdha tek jaka e brendshme e këmishave dhe të brendshmeve.
• Eleminon njollat e barit dhe të bojës.
• Nëse shtoni sodë buke gjatë shpëlarjes së fundit, veshjet tuaja do jenë më të buta.
2. Kuzhina juaj do të jetë më e pastër falë sodës së bukës.
• Eliminon njollat nga mobiljet e drurit.
• Këshillohet të përdoret për larjen e perimeve dhe frutave pasi heq pesticidet e tyre.
• Përdoret për pastrimin e sobës, mikrovalës dhe frigoriferit.
• Heq njollat nga enët e gatimit dhe bën që të duken si të reja.
• Neutralizon aromat e pakndëshme gjatë gatimit të mishit, peshkut, lakrës dhe preshëve.
3.Ka një ndikim shumë pozitiv për anën tuaj estetike, kryesisht flokët dhe fytyrën. Si dhe për shëndetin oral.
• Nëse hidhni dy lugë gjelle në shampo mund të parandaloni rënien e tyre dhe zbokthin.
• Zhduk njollat kafe të fytyrës dhe pikat e zeza.
• Ndihmon neutralizimin e pH-t të lëkurës dhe lufton aknet.
• Ndihmon në zbutjen e thembrave dhe të çarave në shputën e këmbës.
• Lufton kariesin dhe ka fuqi zbardhuese mbi dhëmbët.
• Ndihmon në kurimin e herpesit labial dhe plasaritjeve të brendshme të gojës.
Disa nga përdorimet më të çuditshme të sodës së bukës :
• Mund të fikë zjarrin në rast emergjence.
• Eleminon nga shtëpia insekte të ndryshme si milingonat apo dhe buburrecat. Mjafton të vendosni në qoshet e shtëpisë sodë buke dhe sheqer pluhur.
• Lufton pesticidet që dëmtojnë bimët apo lulet tuaja.