Lajmet e fundit

Rrathët rreth syve janë një shqetësim i shumë personave për këtë është e rëndësishme që në një mënyrë apo në një tjetër të përdorim dhe produktet e duhura që na ndihmojnë në reduktimin e tyre.
Bananja është një ndër frytat që ka nnjë rëndësi të veçantë në reduktimin e akumulimit të ujitnën sy dhe rrathëve të syve, ndërsa për parandalimin eakneve duhet të pihet tretja prej uthullës së mollës, këshillon Kimberly Snyder.
Nutricionistja më e njohur e Hollywoodit, Kimberly Snyder, në librin e saj “Ushqimi detoksikues për bukuri” zbulon sekretet nutricioniste të yjeve me të cilat ruajnë pamjen rinore dhe bukurinë. Nga Dreë Barrymore, Olivia Wilde, Oëen Wilson, Vince Vaughne e deri te DitaVon Tees, yjet e shumtë u përmbahen parimeve të menysë së shëndetshme për detoksifikim dhe bukuri të cilat nuk përfshijnë glutenin dhe produkt e qumështit.
Ju duhet të përpiqeni që gjithnjë e më shumë të shmangni pijet e gazuara me ëmbëltues artificial sepse thajnë lëkurën dhe e bëjnë më të ndjeshme.
Ananasi është një produkt tjetër me vlera të shumta të shëndetshme për organizmin tonë. Nëse ai hahet të paktën një herë në javë, ndihmon për të nxitur prodhimin e kolagjenit në lëkurë. Farat e lirit janë shtesë e shkëlqyeshme e ushqimeve, sepse janë të pasura me acidet yndyrore esenciale të cilat parandalojnë tharjen e brendshme të lëkurës. Tek shfaqja e akneve Snyderpropozon nxjerrjen e toksinave nga trupi, kura e cila përbëhet nga pirja e jogurtit, por edhe përzierja e ujit dhe uthullës së mollës. /albeu.com/