Lajmet e fundit

Vetëbesimi është një fryt i diturisë dhe qëndrimit.
Është mënyra se si arrihet suksesi dhe lumturia. Në anën tjetër vetëbesimi është edhe atraktiv.
Personat me vetëbesim janë të suksesshëm dhe ia dalin mirë në jetë.
Ata janë të qetë
Qetësia zgjedh arsyen në vend të emocioneve. Ajo i kontrollon ato dhe kjo është një veti që e kanë njerëzit me vetëbesim të cilët zakonisht janë të fundit që panikojnë. Edhe pse ata ndiejnë dhimbje si të gjithë të tjerët, ata që kanë vetëbesim ndërmarrin hapa për të përmirësuar gjendjen e tyre në vend se të vazhdojnë të ndjehen keq.
Ata zakonisht e ruajnë gjakftohtësinë dhe qetësinë.
Nuk ofendohen lehtë
Kjo ndodh pasi që ata e dinë vlerën e tyre. Ata me vetëbesim e dinë vlerën e tyre dhe e zgjedhin vetë se kush duan të jenë.
Flasin me autoritet
Autoriteti vjen me dituri dhe eksperiencë. Janë këto komponentët kryesore të vetëbesimit. Zëri i tyre përçon siguri dhe autoritet.
Janë të vendosur
Rruga për te dështimi është shtyrja e punëve dhe pavendosmëria. Njerëzit me vetëbesim janë të vendosur dhe të fokusuar në atë që duhet të bëjnë.
Marrin iniciativa
Iniciativat nuk e ndërtojnë vetëbesimin, por marrja e vazhdueshme e tyre e bën. Nëse merr iniciativa atëherë t’i zbulon një botë përtej kufijve të tu.