Lajmet e fundit

Efektivi i policisë Ilir Nano, 41 vjeç, i ka dhënë fund jetës së tij me një plumb në gojë në mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Beratit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Çlirim" rreth orës 20:30, kur 41-vjeçari me banim në Berat, efektiv i patrullës së përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Berat, ka vrarë veten.
Efektivi ka qenë në punë gjatë ditës së sotme dhe pas përfundimit të orarit zyrtar ka kryer aktin e rëndë. I ndjeri ka qëlluar veten me plumb në gojë duke përdorur armën e detyrës, një pistoletë. Ai punonte në patrullën e policisë në komisariatin e Beratit.
Nano njihej si një punonjës i rregullt dhe pa konflikte. Jetonte prej disa vitesh në Berat, në një banesë me qira në lagjen “Çlirim”. Në vendngjarje shkoi grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, ndërsa po punohet për të zbardhur shkaqet e kësaj vetëvrasjeje, raporton Shekulli.