Lajmet e fundit

Terroristi francez që ia preu kokën shefit të tij dhe u përpoq të hedhte në erë një fabrikë gazi në qershor është gjetur i vdekur në burgun pranë Parisit.
Autoritetet janë shprehur se Yassin Salhi, e ka varur vetën në qelinë e tij, transmeton Klan Kosova.
Ai po e vuante dënimin në burgun e Fluery-Merogis në jug të Parisit.
Prokurorët pretendonin se Salhi ishte një militant islamik, por shoferi i burgut kishte thënë se ai kishte një mëri ndaj punëdhënësit të tij.
Salhi po e vuante dënimin në qeli i vetmuar dhe nuk ishte konsideruar asnjëherë si një njeri që do e vriste veten.