Lajmet e fundit

Një i burgosur i dënuar me 20 vite burgim për vrasje, i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme, duke u vetëvarur me çarçaf në spitalin e burgut të qytetit të Tiranës, shkruan gazeta Shekulli.
Viktima është 39-vjeçari Ajet Sulkaj dhe sipas burimeve që vijnë nga spitali i burgut, i dënuari vuante nga depresioni.
Në momentin që ka kryer aktin e varjes, 39-vjeçari ndodhej i vetëm në dhomë, teksa e kishte lidhur çarçafin te hekurat e dritares së spitalit të burgut, me lartësi deri në 4 metra.
Gjykata kishte vendosur një kurë periodike të detyrueshme për Sulkaj për gjendjen e rëndë psikike që kishte i burgosuri.
Sulkaj ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.
Viktima ishte me origjinë nga qytetit i Beratit, por disa vite përpara se të kryente vrasje ishte transferuar në Patos të Fierit së bashku me familjen tij.
Policia ka nisur hetimet rreth ngjarjes, gjithsesi bëhet e ditur se dyshimet se 39-vjeçari i ka dhënë fund jetës për shkak të depresionit.