19.08.2019 · përditësuar para 2539 dite1 min lexim
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kësaj partie i është bashkuar filologu Flamur Maloku.
Kurti ka thënë se diskutimet me Malokun në parkun e qytetit gjithnjë e vonojnë për takimet e radhës, sepse zgjaten me ëndje në qëmtime e përsiatje, njofton Klan Kosova.
“Studimet themelore (me notë mesatare 9.96) Flamuri i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë, Degën e Letërsisë Shqipe, në të cilën i përfundoi edhe studimet postdiplomike (me notë mesatare 9.97). Ka përfunduar edhe studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë (me notë mesatare 9.96)”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Kurtit në Facebook.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.