Lajmet e fundit

Ndërhyrjen e policisë në selinë e tyre të shtunën pasdite po e cilësojnë brutale.
Këtë vlerësim Vetëvendosje po e argumenton me lëndimet që pësuan ish avokati i Popullit Sami Kurteshi, aktivistët Gani Krasniqi, Valdrin Ahmeti e Frashër Krasniqi.
Sipas nënkryetarit të Vetëvendosjes, Driton Çaushi, ndaj secilit aktivist të tyre u përdorë dhunë.
Në mesin e të arrestuarve ishte edhe anëtarja e kryesisë Marigonë Drevinja,njofton Klan Kosova.
Ajo thotë se u kap nga polica deri sa po qëndronte në seli, ndërsa shton se të gjithë u kërcënuan.
Nga selia e tyre, të gjithë u dërguan në stacionin qendra të Policisë.
E Drevinja thotë se edhe në stacion u përdor dhunë ndaj aktivistëve, e nuk i’u ofrua ndihma mjekësore
Kronikë nga Dibran Istrefi.